Sot mbas 3 vitesh, projekti ogurzi i korrupsionit Rama rifillon përsëri në Portin e Vlorës

Nga Rezenbrik Serjani-Partia Demokratike Vlore

Të nderuar qytetarë e qytetare, vlonjat e vlonjate !

Në emër të Partisë Demokratike Vlorë, jam sot në Lagjjen “1 Maji”, ose e njohur ndryshe si lagjja në afërsi të Portit Vlorë.

Kujtojmë se kemi hyrë në vitin e katërt që prej vendosmërisë okulte të korrupsionit Rama për të zhbërë Portin Detar të Vlorës dhe kësisoj tjetërsimin e të gjithë zonës përreth tij, të njërës prej lagjeve autoktone të qytetit.

Në nëntor të vitit 2020, kryetari i sektit Rama, vjen në këtë zonë, duke inaguruar me satanizmin e tij prishjet e para të dhjetra banesave, duke nxjerrë në rrugë të madhe, dhjetra familje, rezidente në këtë zonë, me pretendimin ogurzi të kalimit të një rruge lidhëse mes “Rrugës Transballkanike” dhe projektit 3D të asaj kohe, e pagëzuar me emrin “Porti i Jahteve”.

Sot mbas 3 vitesh, projekti ogurzi i korrupsionit Rama rifillon përsëri, ku me anën e nje “VKM-je” të datës 17 janar 2024, ligjërohen shembjet e dhjetra banesave të po kësaj zone, të cilat janë pjesë e projektit të lartpërmendur.

Kjo “VKM”, e hartuar e miratuar nga të pashpirtët e sektit Rama, e cila mban vulën e këtij të fundit, është fund e krye e ndërtuar mbi shkeljen e të drejtave themeltare të njeriut, duke shkelur të drejtën e jetës e pronës.

Kjo “VKM” shprehimisht thotë se personat e prekur nga projekti i lidhjes së rrugës “Transballkanike” me “Portin e Jahteve”, i dëmshpërblen këta individë, por, vlera e paraqitur në këtë “VKM” është ajo që i jep asaj ngjyrimet e korrupsionit, shkeljes së të drejtave të njeriut, duke dhënë kosto të mëdha sociale për të gjithë komunitetin e prekur në këtë zonë.

Ështeë më shumë se sa kriminale, kur shikojmë se kjo “VKM” e përcakton vlerën e shpronësimit për njësitë “apartamente dhe ndërtesë” me vetëm 523 mijë lekë të vjetra /metër katrorin, ndërsa shpronësimin e njësisë “truall”, me vlerën 68 mijë lekë të vjetra/ metër katrorin.

Banorët e kësaj zone, shprehen se nuk janë kundër vazhdimësisë së projektit, por kërkesa e tyre jetike tashmë, është vetëm rishikimi i vlerës së shrponësimit, duke e çuar atë në vlerën reale të saj, dhe jo siç është një vlerë tallëse, nëpërkëmbëse dhe korruptive,

Ose, konvertimin e metrave të banesave të tyre me po të njëjtën sasi metrash në një ndërtim tjetër. Pra, është më shumë se sa e drejtë që këta banorë të kërkojnë atëç’ka ju merret, qoftë ky prej projekteve apo dëshirave të pangopësisë së sektit Rama.

Nga bisedat me vetë banorët e kësaj zone, ata shprehen se nëse kjo “VKM” nuk ka një reflektim, nisur nga kërkesat e tyre të drejta, ky projekt do prodhojë një plagë të rëndë sociale, si çdo plagë tjetër sociale që ka lënë pothuajse çdo nisëm e sektit Rama, përgjatë 1 dekade korrupsion, në Vlorë dhe anembanë Shqipërisë.

Duke u nisur nga kërkesat e banorëve dhe duke nxjerrë në pah makutërinë, korrupsionin e Edi Dramës, shprehim mbështetje absolute ndaj banorëve të kësaj zone.
Ju faleminderit !

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …