Berisha: Veliaj kërkon strehim politik tek Balla!

Të dashur miq, sot shqiptarët u njoftuan nga Veliaj dhe Balla në një konferencë për shtyp të përbashkët për marrëveshjen më të padëgjuar në 32 vite për të mos thënë në tërë historinë e shtetit shqiptar.

Marrëveshja midis Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë me Policinë e Bashkisë së Tiranës apo bashkisë më të vjedhur në botë për të siguruar menderen e Velisë nga zemërimi popullor që ka shpërthyer ndaj tij pas zbulimit të skemës së vjedhjeve 100% të parave në prokurimet publike nga Veliaj me 12 hajdutë.

Marrëveshja u bë urgjente sepse dje pati shenja të sigurta se policia e shtetit ishte gati të hiqte kapelen dhe të bashkohej me demostruesit.

Por marrëveshja Veliaj-Balla është një provokim i ulët për qytetarët e zemëruar dhe guximtar, me të cilën Erion Veliaj u thot qytetarëve të Tiranës se unë kam mburojë Ballën. Në fakt kjo përbën ftesë për qytetarët që në çdo rast ditën e premte t’i kenë në konsideratë të dy. Afër janë. Tani firmosën paktin e mbrojtjes. Populli thotë një rruge e dy punë! #sb

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …