Berisha-Veliajt: Dorëhiqu o faqezi, mos e ço Tiranën aty ku do jetë tepër vonë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua Erion Veliajt, dorëhiqu o faqezi, mos e ço Tiranën aty ku do jetë tepër vonë! Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se, këta kriminelë të shpërfytyruar deklaruan sot se do mbrojnë njëri-tjetrin.

“Këta kriminelë të shpërfytyruar deklaruan sot se do mbrojnë njëri-tjetrin.

Po ku ka forcë që i reziston fuqisë së qytetarëve të bashkuar.

Kauzës së drejtë të tyre.

Jeni të pashpresë.

Sa do që dy komshinj me njëri-tjetrin, më të poshtër nuk i ka toka, por qytetarët janë të gatshëm në çdo kohë të merren me ju të dy.

Prandaj ua them këtë, lërini marrëveshjet, dorëhiqu, dorëhiqu, dorëhiqu!

Mos e ço Tiranën aty ku nuk duhet se do jetë tepër vonë.

Nuk ke vend më në bashki.

Nuk mund të rrish më në bashki o faqezi se ke vendosur modelin e vjedhjeve 100 përqind.

Sot, një demokrat më dërgonte një mesazh. Më informonte se të gjitha dherat, të gjitha mbeturinat e tërmetit, këta hajdutë të shpërfytyruar i kanë depozituar pa asnjë qindarkë me urdhër të Erion Velisë.

Pra, vjedhja e tyre është katër kate dhe shkon gjithnjë duke u shumuar.

Tjetri më informonte se pallatet për qindra e qindra apartamente, nuk kanë paguar asnjë qindarkë sepse janë ndërtuar nga kompanitë duke u nxjerrë hajdutët leje ndërtimi, duke u shitur lejet e ndërtimit, me ndërtimin e pallateve njëlloj si Edi Rama pallatin e bashkëshortes pesëkatësh në pajë.

Miq, demokratët kanë humbur sot një nënë të mrekullueshme.

Kanë humbur një grua fisnike.

Një qëndrestare të pamposhtur gjithë jetën e saj, Nënë Bardhën.

Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së Nënë Bardhës, të afërmve, të gjithë komunitetit, të cilin ajo e nderonte aq shumë.

Miqtë e mi, e premtja është nesër, ndaj dhe të punojmë çdo orë për fitoren e ditës së premte.

Të punojmë ditën dhe natën me qytetarët e Tiranës, me biznesmenët e Tiranës, me gjimnazet e Tiranës, me studentët e Tiranës.

Të gjithë në sulm, në sulm dhe fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Opozita ka informuar institucionet për atë që ndodh në Shqipëri, kemi denoncuar narkoregjimin që po shkatërron kombin

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, opozita ka informuar institucionet për atë …