Erion Veliaj konstatoi se Policia e Shtetit ditën e enjte gati sa nuk po hiqte kapelet dhe të bashkohej me demonstruesit

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, Policia e Shtetit ishte gati të hiqte kapelet dhe të bashkohej me protestën kundër Erion Veliajt. Sipas kryetarit të PD-së, pas këtij zhvillimi, Erion Veliaj nënshkroi një marrëveshje me Taulant Ballën për tu mbrojtur.

“Miqtë e mi, Erion Veliaj, për leckash duhet të shporret një minutë e më parë nga bashkia.

Duhet të mos përdhosë më shtëpinë e parë të kryeqytetit të vendit.

Duhet të dorëzojë qindarkë për qindarkë paratë që ka vjedhur me djegësin e Tiranës.

Paratë që ka vjedhur me ujësjellësin e Tiranës.

Paratë që ka vjedhur me punët publike të Tiranës.

Që të gjitha, 100 përqind, 100 përqind, 100 përqind.

Ky është vjedhësi, hajduti më fondamentalist në të gjithë mbretërinë e hajnisë.

Më i pamëshirë!

Me Edi Ramën, këta kryesojnë piramidën e vjedhjes në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.

Sot, Erion Veliaj firmosi një marrëveshje me Taulant Bego Jarisin, me një kriminel të implikuar në dhjetëra afera nga më të ulëtat, nga më të rrezikshmet kriminale të vendit.

Me një kriminel, emri i të cilit ka dalë në sallat e gjyqit si porositës i vrasjeve.

Me një kriminel, emri i cilit ka dalë i lidhur me klanet më të rrezikshme të drogës.

Me një kriminel që ka transportuar me pasaportë diplomatike me Edmond Begon, me Pëllumb Gjokën e të tjerë, dhjetëra e qindra ngarkesa droga nga Shqipëria në Europë.

Sot, Erion Veliaj konstatoi se Policia e Shtetit ditën e enjte gati sa nuk po hiqte kapelet dhe të bashkohej me ju, me demonstruesit.

Konstatoi se policët, këta qytetarë që vidhen gjer në palcë si askush tjetër nga shefat e tyre, nga ministra, zëvendësministra e me radhë, policët që nuk u jepen kurrë shpërblimet që u premtohen.

Ju i patë vetë fytyrat e tyre, qanin me lot mjerimi për detyrën që u kishin ngarkuar, të mbronin kryehajdutin e Tiranës.

Ishin të gatshëm të hedhin kapelet dhe të bashkohen me ju.

Ndaj dhe policia bashkiake, nga vjedhjet, krimet, nuk di vetë ku të fusë kokën, jo më të mbrojë Erion Veliajn.

Në sulm, në sulm, në sulm!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …