Reforma në drejtësi u varros nga Rama, pse nuk flasin ndërkombëtarët?

Nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj, u shpreh gjatë takimit me demokratët e Gramshit se ato milionat që vjedhin drejtorët e Erion Veliajt, që I bëjnë palate e hotele, ato milionat e inceneratorëve që vidhen, sikur të ishin investuar në rroga e pensione, do të kishim një tjetër situatë.

Gjekmarkaj tha se dje Kuvendi duke marrë në mbrojtje Olta Xhaçkën, u varros reforma në drejtësi.

“Një pyetje kam për partnerët ndërkombëtarë që e kanë cilësuar reformën në drejtësi si vijë të kuqe: a vlen kjo vijë e kuqe për të gjithë, sepse dje kjo vijë e kuqe u shkel?”, tha Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së e konsideroi gjithashtu Presidentin e Republikës një kukull në duart e Kryeministrit, ndaj edhe nuk mund të reagojë për atë që ndodhi në Kuvend. Gjithashtu Gjekmarkaj u shpreh se as Gjykata Kushtetuese nuk mund të flaës, pasi edhe ajo ka frikë nga Kryeministri.

Ai u shpreh se lideri I opozitës, Sali Berisha, po mbahet në arrest me urdhër politik, ndërsa shtoi se kur bie pluralizmi bie liria.

“A duhet të ngrihemi dhe duhet të reagojmë ne? Natyrisht që po. Rilindja është në garë me veten, kush vjedh më shumë, kush ka më shumë drejtorë të korruptuar, kjo është ajo që ata krenohen sot”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …