Këlliçi: Veliaj i paprekshëm? Çeta e hajdutëve do përgjigjet deri në një!

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, njëherazi drejtues politik për Tiranën, tha gjatë takimit me demokratët e Gramshit se në gjithë këto vite të qeverisjes së Edi Ramës dhe Rilindjes nuk është bërë asnjë punë publike në Gramsh, ndërsa i vetmi gjimnaz është i mbyllur dhe ka hyrë në rikonstruksion me vlerën 850 mln lekë.

Këlliçi tha se, nxënësit e këtij gjimnazi janë transferuar në shkolla 9-vjeçare dhe ky rikonstruksion shitet si investimi më i madh për Gramshin. Ai tha se kjo është të tallesh me qytetarët e Gramshit. Në vijim Këlliçi tha se Rilindja është më qesharake dhe më e dobët se kurrë.

“Është e padiskutueshme që në javët dhe muajt në vijim, vula dhe logo do të shkojë te demokratët dhe kjo është e qartë si drita e diellit se kush është Partia Demokratike. Me bilancin e Rilindjes nuk ka një qytetar normal që të votojë Rilindjen.

6 muaj pasi Erion Veliaj u fut në Bashkinë e Tiranës, instaloi aty një çetë hajdutësh dhe banditësh që filluan të merrnin paratë publike të qytetarëve të Tiranës. Kjo është skema që këta përdorin në çdo bashki, i keni edhe këtu në Gramsh.

Këta që kanë ngritur mitin se janë të paprekshëm i dalin djersët edhe kur shkojnë në studio televizive që i kanë të tyret.

Në ditët në vijim do të shikoni të dhëna të reja, se mafia e socialistëve të instaluar në Bashki kanë arritur deri aty sa kanë përdorur edhe aplikacione të veçanta, ku rezulton të jetë i implikuar edhe Erion Veliaj.

Dhe në këto biseda tregohet se si fitoheshin tenderat, si ndaheshin lekët.

SPAK nuk duhet të kursejë askënd, ti shkojë deri në fund kësaj bande që vjedh taksat e qytetarëve”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …