Ja pse arresti i zotit Berisha është proces politik dhe i drejtuar posaçërisht nga Edi Rama!

Avokati Genc Gjokutaj gjatë fjalës së tij në konferencën e shtypit të Argita Malltezit dhe ekipit të përfaqësuesve ligjorë të liderit të opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, lidhur me vazhdimin e mbajtjes së tyre në arrest pa prova, tha se, ky proces është politik dhe i drejtuar posaçërisht nga Edi Rama.

“Po t’i qëndrosh arsyetimit të SPAK-ut në bashkëpunim me GJKKO, afërmendsh që gjykata bën çfarë i thotë SPAK dhe po për këtë arsye, afërmendsh që procesi është politik.

Po afërmendsh sipas arsyetimit të tyre, por jashtë çdo lloj logjike dhe ligji, ky proces është politik dhe i drejtuar posaçërisht nga Edi Rama.

Më lejoni të them që vendimi i masës së sigurimit të liderit Berisha është zgjatim i vendimit të mëparshëm me po këtë objekt – zëvendësimin e detyrimit me paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, pasi ai vendim i parë pasohet nga ky i dyti sepse ato janë në sinkron me njëra- tjetrën. Është Kushtetuta e shkelur ajo që i lidh pazgjidhshmërisht këto dy vendime, sepse ishte detyrë e Gjykatës së Lartë, herën e parë që të konstatonte antikushtetueshmërinë dhe çdo akti i pavlefshëm dhe çdo akt tjetër që mbështetet mbi këtë pavlefshmëri, është i pavlefshëm.

Imagjinoni dy trupa gjykuese të Gjykatës së Lartë si gjykatë ligji jo si gjykatë fakti, nuk e konstatojnë këtë. Mendoni ju që ata nuk e kanë kapacitetin?!”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …