Argita: Çështjen do ta çojmë në Strazburg! Nuk kam dyshim që do ta fitojmë këtë betejë!

Argita Malltezi u shpreh sot gjatë konferencës për shtyp se për çështjen e masave të sigurisë për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe për Jamarbër Malltezin, do i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj do ta çojë në Strazburg.

“Unë sot nuk kam asnjë dyshim për kapjen e sistemit të drejtësisë në të gjithë zinxhirin e saj. Për kapjen e Gjykatës së Lartë, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Por është detyrë e secilit prej nesh të besojmë dhe të shpresojmë për normalitetin.

Ne betejat i bëjmë dita-ditës. Kjo është një betejë për ta fituar. Do fitojmë njëherë këtë betejë dhe nuk kam asnjë dyshim që do fitojmë, pavarësisht se cilat do jenë modalitetet dhe ulje-ngritjet që do kemi”, tha Malltezi.

Pyetjes së një gazetari se a do ta çojnë çështjen në Strazburg, Melltezi u përgjigj se patjetër që do ta çojmë në Strazburg!

E pyetur nga gazetarët nëse do futet në politikë, Malltezi tha se, nuk do hezitojë të bëjë atë që duhet bërë.

“Unë nuk kam thënë në mënyrë kategorike jo ndonjëherë, kam thënë që politika nuk është në planet e mia të ardhshme. Unë mendoj se kontributi i gjithsecilit mund të jetë edhe pa u angazhuar në politikë, duke mbështetur kauza të caktuara. Kuptohet që unë jam një njeri i angazhuar politik për shkak të rrethanave familjare.

Përsa i përket rrethanave, unë nuk do të hezitoj të bëj atë që duhet të bëj”, theksoi Malltezi.

“Edi Rama dëshiron t’i marrë zgjedhjet pa luftuar. Sigurisht Edi Rama e di se tashmë ka përballë një opozitë të vërtetë. Iku koha kur opozita blihej në pazare të fshehta. Kjo është një betejë e vërtetë dhe Rama e ka të pamundur të përballet.

Koha do e tregojë nëse PD do ngrihet në vitalitetin e nevojshëm për të përballur këtë regjim që duhet shkulur me çdo mjet”, tha Malltezi.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …