Vokshi: Ja pse mazhoranca bojkoton në mënyrë arrogante Komisionin Hetimor!

Kryetarja e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi tha se, mazhoranca bojkotoi në mënyrë arrogante komisionin hetimor.

“Deputetet e mazhorancës në mënyrë arrogante bojkotuan punimet e këtij komisioni. Sot punuan me ekspertët ligjorë për të pasqyruar ecurinë e punës së komisionit si dhe shkeljet nga ana e mazhorancës. Çdo ditë që kalon, ngushton kohën e hetimit parlamentar.

Mbledhja e parë është bërë më 25 mars. Mazhoranca nxori 100 pretendime dhe në vend që të mbahej mbledhja e radhës ato e vonuan 10 ditë. Mbledhja e dytë më 2 prill, mbledhja e tretë u thirr të nesërmen dhe këtë fat kanë pasur mbledhja e 4, e 5 dhe mbledhja e sotme më 12 prill. Të katërta të bojkotuara nga ana e mazhorancës.

Që në mbledhjen e parë filloi shkelja e deputetëve të mazhoranca që donin që mos mbahej mbledhja me pretendimin se vendimi i miratuar në seancë nuk kishte një numër. Pavarësisht se 95 deputetë kishin votuar, ata kërkuan mbylljen e mbledhjes”, tha Albana Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …