4 vjet dhe SPAK nuk e ka përcaktuar akoma se cila është vlera e paligjshme që pretendohet se Malltezi ka përfituar!

Avokati Sokol Mëngjezi, ka shpjeguar në detaje se cilat janë mekanizmat penalë që po përdoren nga ana e SPAK dhe GJKKO për të eliminuar funksionet politike të liderit të opozitës, zotit Sali Berisha.

Në fjalën e tij gjatë konferencës për mediat, Mëngjezi ka sqaruar se gjatë procesit gjyqësor, gjykata nuk i ka trajtuar si palë të barabarta mbrojtjen dhe akuzën ashtu sikurse e thotë ligji, por në raste të caktuara zvarritjen e procesit nga ana e prokurorëve, gjykata e ka pranuar pa asnjë arsye të dhënë nga ana e këtyre të fundit.

Avokati tha se, 4 vjet dhe SPAK nuk e ka përcaktuar akoma se cila është vlera e paligjshme që pretendohet se Malltezi ka përfituar!

Mëngjezi: Që nga data 20 tetor 2023, kur i është caktuar për herë të parë masat e sigurimit personal dhe deri në ditët e sotme, nga hetimet e deritanishme që nga momenti që kanë qënë atë fazë nuk kemi asnjë të re. Përkundrazi organi i akuzës zvarrit qëllimisht hetimet me synimin e vetëm për të realizuar qëllimet të tjera, tej ndjekjes penale me diligjencën e duhur ashtu sikurse ua cakton parimi i ligjshmërisë dhe sikurse kanë detyrim prokurorët për të vepruar në Republikën e Shqipërisë.

Që prej datës 30 dhjetor 2023 datë kur janë ndryshuar masat e sigurimit fillestare që janë caktuar me masën e sigurimit ekstreme për zotin Berisha atë të ‘arrestit në shtëpi’ dhe deri më sot ne si mbrojtje e zotit Berisha kemi paraqitur një sërë kërkesash për të garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese të zotit Berisha të garantuara të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Kemi bërë kërkesa për lejimin e zotit Berisha për të marë leje në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kërkesë për revokimin e masës së sigurisë duke u bazuar në një akt ekspertimi që ne kemi përgatitur pavarësisht se SPAK ka 4 vite që ka zhvilluar hetimet dhe nuk kishte ndërmarrë një akt ekspertimi kontabël për të përcaktuar se cila ishte në fund të ditës vlera e përfitimit nga ana e zotit Malltezi ashtu sikurse pretendon SPAK.

Madje kur i kemi bërë pyetjen prokurorëve në seancë se cila është vlera e përfitimit të paligshëm që ju pretendoni, na është thënë që kur ta caktojmë do t’ua themi.

Katër vjet dhe SPAK nuk e ka përcaktuar akoma se cila është vlera e paligjshme që pretendohet se zoti Malltezi ka përfituar.

Ajo që është konstatuar në të gjitha kërkesat që ne i kemi bërë dhe drejtuar SPAK, është se këto kërkesa përpos faktit që janë rrëzuar, megjithëse kanë pasur në thelb të drejta dhe liri themelore të zotit Berisha, janë gjykuar në një mënyrë ekstremist zvarritëse, të koordinuar herë nga gjykata dhe herë nga SPAK.

Për sa i përket gjykatës, në mënyrë konstante në të gjitha kërkesat, sidomos në kërkesat e paraqitura nga mbrojtja kemi pasur një zvarritje që në momentet e para për tu legjitimuar ne si mbrojtës pavarësisht se kemi qënë mbrojtës me prokurë duke u kapur pas momentin procedural të konstatimit të mungesës të zotit Berisha dhe pavarësisht se në të gjitha rastet njoftimet janë bërë sipas Kodit të Procedurës Penale.

Gjithashtu në raste të tjera të koordinuara kanë munguar prokurorët e SPAK dhe nuk na është dhënë asnjë argument ne si mbrojtje se cila është arsyeja e mungesës së prokurorëve por herë na është thënë arsye objektive dhe herë arsye profesionale. Kjo krijon një disbalancë me mbrojtjen sepse nuk mund të imagjinohet që një avokat të mungojë në një seancë gjyqësore dhe të thotë në gjykatë për arsye objektive, por mesa duket nuk shifen nga ana e GJKKO-së sidomos në rastin konkret, mbrojta dhe prokuroria si palë të barabarta për sa i përket gjykatës.

Zvarritja është konstatuar gjithashtu edhe në faktin se kërkesat që ne i kemi bërë kanë një afat taksativ sidomos kërkesat për revokim apo zëvendësim të masave të sigurimit kanë një afat taksativ për tu gjykuar sipas Kodit të Procedurës Penale që është një afat 5 ditor sepse kanë të bëjnë me privim dhe liri të të drejtave themelore të një individi që implikohet në një proces penal ndaj të cilat janë caktuar masa sigurimi personal.

Për këtë arsye ne kemi një zvarritje dhe asnjë prej kërkesave që ne kemi bërë nuk është gjykuar brenda afatit 5 ditor por në rastin më të mirë ka marë mbi 2 javë një kërkesë për tu gjykuar.

Po kështu se ka një afat taksativ prej 48 orësh për tu zbardhur vendimi në rastin më të mirë ne kemi pasur një afat nga 12 ditë deri në 2 javë për tu zbardhur.

Pra për një kërkesë që ligji kërkon një afat prej 5 ditësh për tu gjykuar ne në rastin më të mirë na ka kaluar 1 muaj për të çuar këtë kërkesë mnegjithë këto zvarritje në Gjykatën e Apelit dhe e njëjta strategji ndiqet edhe nga Gjykata e Apelit për zbardhjen e vendimit në kohë.

Dua të theksoj se ndjekja penale është një proces një mekanizëm që mbron shoqërinë nga veprimet të rrezikshme shoqërisht, por ka treguar historia edhe botërore që mekanizmi penal shpesh herë është përdorur për përndjekje politike sidomos të kundërshtarëve politikë dhe mund të themi që ekzistojnë në rastin konkret të gjitha indiciet ku mekanizmi penal po përdoret në rastin konkret për eliminimin e funksioneve politike të liderit të opozitës pasi nga të gjitha ato që u shpjeguan kemi zvarritje të procesit me qëllimin e vetëm për djegien e mandatit të zotit Berisha për të cilat ne i kemi bërë të qartë edhe në seancat gjyqësore por që nuk është marrë asnjëherë në konsideratë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …