Olta e fushës së Gjallicës, si Olsi i Edit të Xibrakës

Nga Basir ÇOLLAKU

Olsi, Olta, Edi, Linda, Veliaj, Holta, Delina, Sky Encro, një tufë horrnaje, në katunet strategjike, callcenterat strategjikë, institucionet kauçuk, janë zymbylëzuar keqas. Kokaina vërshon si Zot e tregtuar nga mafiozët në zyra publike, grabitja është genocid çdo orë, Republika e Shqipërisë se rruan më për ligje.

Deputetja disa herë ministre, ka në kujtesën e jetës dhe një histori fejesa apo martese, ndoshta përkohësi sevdaje me mister Gjallicën e vaktit të piramidave. Aso kohe plazhi i parave ishin këto kompani miliardash, ku zonja nevrike sot strehohej e krekohej e qetë dje.

Kuvendi vendosi dje të asgjësojë Gjykatën Kushtetuese duke rrëzuar Parlamentin dhe e bërë atë shtojcë partie. Një dredhi e Ramës për të shmangur shumë telashe. Këtë herë nuk ishte vetën strategjiku Gaç-Xhaçka. Ata banorët e fshatit sajues të 11 mijë metrave, ia kishin hedhur strategjikes ministre e bashkëshortit të saj, duke i dhënë tokë publike privatizuar me shkresa false. Tokë e mashtruar për naivët Gaçi-Xhaçka e sekuestruar nga SPAK por e hetuar tangent prej tyre. Edhe roja e godinës së juridikut dallon së largu, përfshirjen e pushtetares në këtë mesele. Nëse Prokuroria do të kishte qenë me këllqe do të kishte dhënë prova të pakundërshtueshme. Tendera te mbrojtja, bazat detare, dosja 41 te Ministria e Jashtme, pagesat miliona euro për Tony e Chair Blair, marrrëveshja e detit me Greqinë për zonën ekonomike, historia e call-centerave mashtrimeve financiare, të Olsit dhe këshilltarit të saj Josifi gjezdisës në Dubai e gjetkë. Janë këto disa nga mëkatet e kusuret e errëta të “sojnikes” së fushës.

Deputetët socialistë nën moton sot më mbro, më voto mua, nesër unë ty, sepse janë në rradhë solli dhe oltëzimin e legjislativit. Edi Rama, Erion Veliaj, aleatë dosjesh, çuan Kuvendin në incenerator duke djegur edhe Kushtetuesen brenda. Olsi i Xibrakës së Kokainës, e 5D e Erionit i kanë vënë flakën socialiste rehatisë, duke hapur rrugën drejt qelisë. Mbesa e Servetit, me një tjetër kusho deputet, e arkiv force në parti, si dhe bashkëshortin Gaçi, me dyshime të largimit nga mandati, po rezistojnë ende. Berishën e vendosën në arrest shtëpie, sepse refuzoi një vendim antikushtetues gjykate, për detyrim paraqitjeje.

Oltën e çuan në shtëpi-Parlament sepse asgjësoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Mjetet demokratike i ka djegur Rama për ti ribërë duhet “djegur” Rama. Kryeministri dje dëshmoi dhunshëm se nuk e rruan për Gjykatën më të Lartë në Republikë. Atëherë shokë të heshtur ambasadorë puthadorë të Ramës qokëbërës, mos hapni gojë nëse qytetarët e ndajnë mendjen ndryshe..Olta vendose ku të duash çadrën në plazh por mos harro t’i bësh të fala Gjallicës, se mbase mali do një çadër pranë fushës, siç qëllon nganjëherë..Ndërkohë e shqetësuara e malit, duku për dëshminë e rradhës nga SPAK, se mundet përgjimet e djemve të BKH, të kenë ruajtur ndonjë skript interesant e strategjik..Gjithnjë nëse SPAK është refornuar dhe jo deformuar. To be continued…

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …