Shtyhet seanca në Apel, Salianji: Kam prova që denoncimi është i saktë! 

Deputeti i PD, Ervin Salianji, në fjalën e tij për gazetarët pas shtyrjes së seancës për rastin “Babale” në Apel, u shpreh se ka prova shkencore se i gjithë denoncimi është 100 përqind i vërtetë.

Ai u shpreh se institucionet shmangën hetimin për zyrtarët përfshirë edhe hetim pasuror.

Salianji shtoi se të gjitha detajet do të shpërfaqen në seancën e datës 24 prill

“Është një denoncim i bërë nga trafikanti Geron Xhafaj. Ne kemi prova shkencore sesi është 100 përqind i vërtetë denoncimi dhe sesi institucionet kanë shmangur hetimet për Geron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn dhe që nuk iu janë sekuestruar pasuritë.

About Redaksia

Check Also

Raporti i fortë i OKB/ “Rekord heroine dhe kokaine nga Shqipëria drejt Europës

Shqipëria renditet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) ndër vendet …