BILD: Kryebashkiaku i Tiranës i përfshirë në skandalin e drejtorëve që po trondit Shqipërinë

Gazeta më e madhe në Gjermani, BILD,‘fundos’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reportazh të gazetarit Peter Tiede, thuhet se, Veliaj është i përfshirë në skandalin e drejtorëve, që po trondit edhe Shqipërinë e mësuar me raste korrupsioni.

“Mijëra qytetarë prej ditësh kanë dalë në rrugë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Arsyeja: Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi.

Bëhet fjalë për miliona euro. Edhe për Shqipërinë, qytetarët e së cilës janë mësuar me korrupsionin, ky është një skandal i madh!

Pika kulmore: Mijëra persona marshuan para bashkisë të enjten, duke demonstruar kundër kryebashkiakut socialist Erion Veliaj (44), i cili konsiderohet pasardhësi i preferuar i kryeministrit Edi Rama (59). U hodhën mjete ndezëse dhe policia u desh të rrethonte godinën administrative.

Çfarë i shtyn njerëzit në rrugë: Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Europës!

Dyshimi: Thuhet se është i përfshirë edhe kryetari i bashkisë,” shkruan gazeta.

“Prej vitesh ka pasur një skandal rreth projekteve të ndërtimit të rrugëve të papërfunduara ose tërësisht të mbiçmuara. Dhe një konflikt mbi impiantet e djegies së mbeturinave ka zier prej muajsh: Fillimisht, katër milionë euro të BE-së erdhën në vend për qendrat e riciklimit dhe kamionët e plehrave – pa u shfaqur ndonjëherë asnjë kamion plehrash apo qendër riciklimi. Më pas duhej të ndërtoheshin impiante për djegien e mbetjeve. Vetëm për Tiranën deri më tani janë shpenzuar gati 130 milionë euro. Vetëm se: Impianti nuk ekziston fare. Paratë zhdukur!” thekson gazetari Tiede.

“Fakti që zyrtarët e lartë tani po mbushin hapur xhepat e tyre para syve të kryebashkiakut të qytetit të Tiranës në lulëzim – kjo është një pikë e tepërt për demonstruesit në Tiranë, ku mijëra apartamente të reja qëndrojnë bosh. Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në zonat kryesore të Hamburgut…”, mbyllet artikulli.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …