Teatri Kombëtar, Kushtetuesja dhe Olta e çunave të Kristaq Ramës…

Nga Adriana KALAJA

Lidhjet e dukshme dhe të padukshme të Oltës strategjike me çunat e Kristaq Ramës, i dinë të gjithë.

Nga SHBA e deri te kthimi në Shqipëri i saj.

Po kështu, edhe lidhjet apo përfitimet financiare të saj me firmat piramidale e konkretisht me atë të Gjallicës, i di kushdo.

Ashtu siç di edhe se Olta është e bija e Natasha Xhaçkës, trafikantes së fëmijëve dhe organeve të tyre në shtetin grek e më gjërë.

Çuditërisht, në ortakëri me Pranvera Strakoshën, ndryshe nënën e Amant Josifi, i cili përveç se e çoi në një stad shumë më të lartë mashtrimin me anë të firmave piramidale, ishte edhe këshilltar i Oltës kur fali e shiti pronat e ushtrisë në jug të Shqipërisë.

Në këtë kuptim, të gjithë e njohin Oltën, por rilindja kështu i do.

Me “cen” që t’i përdorë lehtësisht.

Se që ishte me “fat” në grevën e urisë në çadrën e vitit 2009, nuk mund të mos e pranojmë.

Dhe që nga ajo ditë ka filluar e gjithë “mbarësia” e saj, po kështu.

Të kthehemi te votimi i djeshëm në Kuvend.

Ndryshe nga shumica që u trishtuan se, dje mazhoranca e mbrojti Oltën dhe nuk e “dorëzoi” në Kushtetuese, unë përveç se gjykoj se ata zvarranikë të veshur me imunitet deputeti, mbrojtën Ramën dhe precedentin për të nesërmen e tyre, u gëzova pa masë.

Për herë të parë, që kur filloi kjo tallavaja me “Drejtësi të Re” por me aktorë të vjetër nga Sokolët e Partisë në Gjykatën e Lartë e deri te Dvorani e më gjërë, Rama doli hapur se nuk njeh as ligjin e as Kushtetutën.

Se pavarësinë e pushteteve jo e jo.

Pse Rama kishte frikë t’ja linte në derë Kushtetueses, që deri më sot nuk ja kanë “prishur” për asgjë?

Nga Porti i Durrësit, te Refugjatët Afrikanë etj.

Së pari, ata ashtu si dhe ndërkombëtarët, e shikojnë se Rama, duke u “llastuar” nga vetë ata lidhur me zbatimin e urdhërave, ka dalë jashtë kontrollit dhe kjo mund të çonte edhe në rastin se mund t’i jepnin një mësim në këtë rast.

Së dyti, ata vetë e komplikuan çështjen “Xhaçka” duke legjitimuar pakicën parlamentare e delegjitimuar 1/5 e deputetëve të sanksionuar me Kushtetutë për t’ju drejtuar Kushtetueses si dhe duke zgjeruar kompetencën e mazhorancës me vendimin e janarit 2023.

Dhe nisur nga fakti se Kushtetuesja i’a bëri një herë nderin, hera e dytë mund të ishte me rrisk të madh, nisur edhe nga fakti se çështja ka probleme të rënda kushtetuese dhe penale.

Po çfarë më “gëzoi” më shumë nga ajo që ndodhi dje në Kuvend?

Se kam kohë që them se Edi, vëllai i Olsit të Xibrakës, duke qënë se bën prokurorin, gjyqtarin, ekspertin dhe avokatin, nuk i njeh dhe zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se ky qendrim i tij dhe kësaj mazhoranca ka treguar se që nga korrik i vitit 2021,

KA RËNË SHTETI LIGJOR I SË DREJTËS.

Pse e them këtë?

  1. Më datë 2 korrik 2021, Gjykata Kushtetuese vendosi:

– Të shpallë si antikushtetues ligjin special nr. 37/2018.

– Të shpallë antikushtetues VKM nr. 377 datë 8.5.2020 lidhur me transferimit e pronës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë.

  1. Më datë 21.7.2021, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare, duke bërë që vendimi të hyjë në fuqi.
  2. Ndërkohë që ne kërkonim ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Artan Lame, hajduti i rradhës në shërbim të çunave të Kristaqit, ekzekuton pjesërisht vendimin e GJK, duke kthyer mbrapsh Truallin (në kllapa shënimi ishte nuk ka ndërtesa), nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës.
  3. Më datë 30.07.2021, pra 9 ditë pasi vendimi kishte marë formë të prerë, Rama me VKM nr. 495 RItransferon këtë rradhë vetëm Truallin, pasi godinat i shembën barbarisht më 17 maj 2020, nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë.
  4. Me 3 gusht 2021 kallëzojmë Ramën e Olsit të Xibrakës dhe të gjithë zyrtarët e tjerë për mos ekzekutim të një vendimi gjyqësor dhe pengim në ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Pra për t’a përmbledhur, megjithëse Kushtetuesja e shpall antikushtetues VKM nr. 377/2020, vëllai i Olsi të Xibrakës, jo vetëm nuk e njeh dhe e ekzekuton, por nxjerr një VKM të re të ngjashëm me atë të shpallur antikushtetues.

Çfarë bën SPAK drejtuar në atë kohë nga ish sigurimsi Arben Kraja dhe sot nga prokurori i dosjes 184 Dumani?

Asgjë.

As në pyetje nuk e marin dot Kryeshefin e Reformës se, e dinë vetë rezultatin po i preke në “kallo” Atij.

Ndërkohë që VKM-ja për të cilën mbahet në arrest shtëpie lideri i opozitës Berisha:

  1. Nuk është shpallur antikushtetues.
  2. Nuk i ka shkaktuar dëm Buxhetit të Shtetit.
  3. Ka patur karakter të përgjithshëm e jo nominal.

Kjo me pak fjalë është “Reforma në Drejtësi” e sponsorizuar e mbështetur nga Soros dhe se produkti i saj është që pas hekurave shkon kush cënon aferat e grupit të strukturuar kriminal, drejtuar nga vëllai i Olsit të Xibrakës, ndryshe miku i Oltës në SHBA.

Ndaj çdo ditë që kalon me liderin e opozitës nën arrest, është dëmi më i madh për lirinë, demokracinë dhe pluralizmin.

Lërini Komisionet e dialogun me mafien në të gjithë pushtetet, por LIRONI liderin e opozitës Prof. Dr. Sali Berisha.

Nga këtu fillon çdo gjë.

Të tjerat, janë show pa produkt përsa kohë që një bandit si i biri i Kristaqit, vrasës i poetit Havzi Nela dhe vëllai i Olsit të Xibrakës, nuk njeh dhe zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

PS: Thonë se partia t’a vë njollën e po partia ta heq e, ky është rasti i Oltës, por Olta ka hallin e atyre nga mali që do i ngulin bishtin e çadrës……te plazhi i saj.

PS 1: Thonë se edhe partia të marton, prap ky është rasti Oltës.

PS 2: Kur do partia, të ecën edhe “fati”, dhe ky prap është rasti i Oltës.

About Redaksia

Check Also

Për një Parti Demokratike të madhe

Nga Luçiano BOÇI Vlera themelore e një Partie është liria e anëtarëve të saj. E …