Tre “lapsuset” – radiografia e një regjimi!

Iva V.GRILLO

Nganjëherë duhet shumë pak, vetëm disa “lapsuse” në pamje të parë të rastësishme, për të bërë radiografinë e plotë të një shteti të cilit i kanë rënë të gjitha shtyllat kryesore.

1). “Lapsusi” i Drejtësisë

“Afërmendshi” i gjykatave të cilat vendosin gjithnjë siç dëshiron shefi i Spakut, e ka nxjerrë krejt lakuriq drejtësinë.

Në fakt në çdo vend tjetër të globit, zotërisë që bëri këtë “lapsus” nuk do ti jepej as mundësia e një sqarimi por do ti kërkohej të mblidhte shkresat dhe të lironte skrivaninë sa më parë…se kur drejtësia vihet në pozitë që duhet të justifikojë veten, ajo nuk është më drejtësi.

2). “Lapsusi” i Legjislativit

“Lapsusi” për “malokun” të cilit nuk i lejohet të ngulë çadrën e ti gëzohet detit të të parëve të vet, sepse kështu i prish punë “elitës” që bën biznes, është në fakt thelbi i zhvatjes së pasurive kombëtare, i ligjeve me porosi, arrogancës dhe atentateve që ky legjislativ i bën kujdo që i bëhet pengesë në synimet e veta…qoftë kjo edhe Gjykata Kushtetuese.

3). “Lapsusi” i Ekzekutivit

Këtu flamurin e mban krye-ekzekutori i Tiranës tek pranon “live” që: “nuk marrim dot masa kundër drejtorëve të Bashkisë sa herë ka denoncime për ta, se kështu i bie të heqim nga puna edhe veten tonë (?!)”…një pohim pas të cilit populli i Tiranës duhet ta marrë prej zverku këtë faqezi politik dhe ta nxjerrë nga zyrat e Bashkisë… meqënëse drejtësia është e zënë me “lapsuset” e veta.

Tre “lapsuse” që shërbejnë si radiografi e plotë e një regjimi!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …