Drejtësia e re/ Lirohet vëllai i deputetit të PS, u kap me parcelë droge dhe armë

Eduart Nderca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, që u arrestuan nga policia për kultivim kanabisi u lirua nga Gjykata e Lezhës.

“Ndalimi i vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca nga policia, ishte i paligjshëm”. Në këtë konkluzion ka dalë gjykata e Lezhës, e cila vendosi masen e sigurise detyrim paraqitje, kërkesë qe u bë në seancë dhe nga prokurorja Irena Sufi.

Për Armando Ndrecën nuk ka prova që është përfshi në këtë veprimtari kriminale, ndërsa për dy personat e tjerë që u gjetën në stan u vendos masa arrest në burg.

Operacioni anti-kanabis u zhvilluar në fshatin Kashnjet të enjten më 11 prill, ku u arrestua vëllai i deputetit të PS, Eduart Nderca, Armando Ndreca, dhe kunati i këtij të fundit.

Policia tha se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …