Rama i jep tenderin 6.8 milionë euro djalit të nëndrejtoreshës së QSUT

PD ka denoncuar sot se kryeministri Edi Rama i ka dhënë tenderin për trajtimin e mbetjeve mjekësore kompanisë së djalit të zv/drejtoreshës së QSUT-së, Ariana Strakosha, Arbër Teqjas.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, deklaroi për mediat se pronar i 70% të aksioneve të ECO RECYCLING shpk është Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së, Ariana Strakosha që është dhe kushëri i Amant Josifit.

Vangjeli saqron se nëndrejtoresha e QSUT-së, Ariana Strakosha, është motra e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, nëna e të kërkuarit Amant Josifi, ortak i vëllait të Edi Ramës.

Ajo thekson se mafia po shpërndan sërish tentakulat e saj në institucionet shtetërore me firmën e Edi Ramës.

Ajo nënvizon se janë në total janë 6.8 miliardë apo 6.8 milionë euro para publike për të cilat Arbër Teqja, nëndrejtoresha e QSUT Arjana Strakosha dhe Edi Rama duhet të japin llogari në SPAK.

Denoncimi i plotë

Rreth katër vite më parë, më 3 prill 2020, Edi Rama firmosi në stilin e tij fap-fap-fap një VKM që po ta pyesni do të thotë se nuk e ka parë.

Bëhet fjalë për VKM nr. 273 për miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt “Trajtimi dhe asgjësimi i mbetjeve nga shërbimet ku trajtohen pacientët me COVID-19 për QSUT”. Palë janë Ministria e Shëndetësisë dhe operatori ekonomik ‘ECO RECYCLING’, sh.p.k

Sigurisht që Rama nuk e ka parë, sepse dihet që nuk firmos asnjëherë VKM për kontrata klientësh. Nga e dinte ai që kontrata sekrete ishte me kompaninë ECO RECYCLING shpk. Pronari i 70% të aksioneve është Arbër Teqjan, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së, Arjana Strakosha dhe djali i tezes së Amant Josifit.

Sqarojmë për publikun se nëndrejtoresha e QSU-së, Ariana Strakosha, është motra e Komisioneres së Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, nëna e super të kërkuarit Amant Josifit, ortak i vëllait të KM Edi Rama. Edhe një herë mafia shpërndan tentakulat e saj në institucionet shtetërore me firmën e Edi Ramës.

Nga e dinte kryeministri që zv.drejtori do hante kumbulla pas shpine. Ai nuk e ka parë Ahmetajn kur po hante kumbulla pranë. A është kjo kontratë sekrete klienti e vetmja? Sigurisht që jo…

Djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja, është pronar i shoqërisë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri më 31 maj 2023. Eco Riciklim shpk ka përfituar në total mbi 5 milionë euro për kontrata publike, përfshirë QSUT-në ku nëna e tij është zv. drejtor.

Ndërsa MSE shpk ka përfituar në total 1.8 milionë euro për pagesat e kontratave publike përfshirë QSUT. Në total janë 6.8 miliardë apo 6.8 milionë euro para publike për të cilat Arbër Teqja, nëndrejtoresha e QSUT Arjana Strakosha dhe Edi Rama duhet të japin llogari në SPAK.

Vjedhja e fondeve publike në emra të familjarëve të zyrtarëve të lartë nuk është e padëgjuar për shqiptarët…nuk keni parë gjë akoma.

Përfitimi duke përdorur fatkeqësi si pandemia Covid19 është çnjerëzore…..nuk keni parë asgjë ende. Gjithçka ofrohet nga Edi Rama dhe paguhet shtrenjtë nga qytetari shqiptar, falë njeriut që premtoi shëndetësi falas në 2013.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …