Tashmë e sigurt: fasonët të braktisur dhe drejt falimentit!

Nga Dorjan TELITI

Qeveria shpall kriteret e garancisë sovrane. Tashmë e sigurt: fasonët të braktisur dhe drejt FALIMENTIT.

👉Prej vitesh fasonët po vuajnë në masë prej taksave, detyrimeve dhe sidomos prej zhvlerësimit të ndjeshëm të euro-s.

👉Mbi 700 sipërmarrje prodhuese që operojnë në Shqipëri cdo ditë bëjnë vec dy gjëra, ose deklarojnë falimentin, ose në rastin më të mirë shkurtojnë vendet e punës, kryesisht gra kryefamiljare që me atë rrogë ushqejnë e arsimojnë fëmijët e tyre.

❌Pas vitesh heshtje dhe braktisje, qeveria më në fund doli me zë e me figurë dhe premtoi një paketë mbështetëse për fasonët, por ctë shohësh…zhgënjim dhe tallje.

👉Fakti: Asgjë nuk bëri, përvec se miratoi një garanci sovrane për të marrë borxhe mbi borxhe, e thënë ndryshe: zhytuni më thellë në gropën e borxheve.

👉Fakti: Sot që shohim edhe kriteret e miratuara të kësaj garancie sovrane, është e qartë si kristali, se edhe kjo garanci sovrane do ketë të njëjtin fat si ato garancitë sovrane të Covid-19, totalisht e pavlera për fasonët e ndershëm.

❌Mesa duket “verbërisë politike” që i ka zënë  sytë drejtuesve politikë të qeverisë dhe bashkisë, të cilët “nuk shohin dot” ata që hanë “gjoja mbrapa krahëve” kumbulla, dardha e fiq, i është shtuar edhe “shurdhmëria politike” ndaj halleve reale të sektorit prodhues vendas.

🆘Sot më shumë se kurrë nevojitet që qeveria të marrë propozimin tonë për mbështetje direkte financiare ndaj fasonëve dhe reduktim/shtyrje të pagesave të detyrimeve tatimore.

🔷Është e vetmja mënyrë për ti thënë stop falimentit, stop humbjeve të vendeve të punës, stop braktisjes së prodhuesve shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …