Ish-kryeplaku nxjerr videon/ Balla erdhi në 2016 dhe mori drogën që kishte mbjellë në fshat

Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeplaku i fshatit të Fanjës, Bashkia Prrenjas, ndaj Taulant Ballës, ministrit të Brendshëm të emëruar nga Edi Rama.

Gjatë emisionit ‘Fol’, ish-kryeplaku shprehet se, në vitin 2016, Taulant Balla shkoi në këtë fshat bashkë me forca policore, ndërsa vilej droga e kultivuar në këtë zonë.

“Që kur u mboll droga dhe derisa u vol, kishim një postbllok policie, afër Manastrecit. Pse ndenji policia atje, çfarë do ruante? Drutë e Taulantit atje kalojnë. U vol droga, iku policia nga aty. Nuk është akuzë, është e sigurtë”, tha ish-kryeplaku gjatë emisionit, ku diskutohej për fshatin Fanjë dhe mungesën e një rruge në këtë zonë.

Taulant Balla, sipas ish-kryeplakut, ishte deputet i kësaj zone, ndërkohë që për periudhën që bën denoncimin ai, ministri aktual i Brendshëm, ishte drejtuesi politik i PS për Qarkun e Elbasanit.

Për të njëjtin vit, pra 2016, për Taulantin është hedhur akuza se ka dalë në përgjime, por përgjimet janë fshirë me urdhër të Gjykatës. Përgjimet, sipas akuzave, kishin të bënin me lidhjet e Taulantit me grupet kriminale.

Por akuzat e hedhura nga ish-kryeplaku i fshatit ndoshta përbëjnë akuzën më të drejtpërdrejtë për Taulant Ballën, për lidhjet me drogën. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë mund të thotë Taulanti, apo nëse Prokuroria do ketë guximin për të nisur hetime, qoftë edhe kryesisht ndaj ministrit të Ramës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …