Kalaja: Beteja jonë nis me lirimin e Berishës!

Adriana Kalaja, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, tha se as SHBA dhe as SPAK i Edi Ramës nuk kanë nxjerrë ende asnjë provë sepse u shpall Sali Berisha non grata, apo pse është arrestuar lideri i opozitës.

Në tubimin qytetar, Kalaja tha se ata që janë pa moral nuk mbrojtën Olta Xhaçkën dy ditë më parë në Kuvend, por mbrojtën tutorin e tyre, Edvin Kristaq Rama.

“Edi Rama nuk njeh as institucione, as Kushtetutën dhe as vendimet e kësaj partie. Ky është bandit, e mbani mend se çfarë bëri në rastin e ligjit special ‘Fusha’? E çuam edhe në SPAK dhe SPAK hesht. Ndërkohë që Sali Berisha mbahet në arrest politik për një vendim që as nuk është rrëzuar dhe as bie ndesh me Kushtetutën”, tha Kalaja.

Ajo u shpreh se ky bandit që nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, do të njohë komisionet dhe nënkomisionet.

“Deputetët të abandonojnë Parlamentin. Beteja jonë nis me lirimin e Sali Berishës, pasi asgjë nuk ka asnjë vlerë përsa kohë Sali Berisha rri në arrest politik. Pa Sali Berishën ne jemi të humbur”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …