E turpshme, kërkuan 5 minuta pushim dhe ja mbathin nga Komisioni Hetimor i TIMS

Nënkryetari socialist i komisionit hetimor për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS, Toni Gogu kërkoi pesë minuta pushim në seancën e pasdites.

Por, pas kësaj kërkese që u pranua nga kreu i komisionit, Ervin Salianji, deputetët e mazhorancës nuk u kthyen më në mbledhje. Seanca e sotme u shoqërua me debate sa i përket miratimit të listës së zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komision.

Për shkak të mungesës së deputetëve të majtë, lista u miratua me shumicë votash në mbledhjen e kaluar, por këtë socialistët e kundërshtuan, duke theksuar se vendimmarrja ishte e njëanshme.
Kërkesa e socialistëve u kundërshtuan nga drejtuesi i komisionit Ervin Salianji me pretendimin se vendim i marrë nuk mund të zhbëhet dhe se nuk ishte faji i tij që deputetët e PS-së mungonin në komision

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …