Festë “e çmendur” te Leverkusen, Xhaka nuk përmbahet pas fitores së titullit historik

Leverkusen fitoi titullin kampion në Bundesligë, për herë të parë në histori. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso shkëlqeu këtë sezon, duke ia dalë të lërë mbrapa në rënditje edhe Bayern.

Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit (pas fitores ndaj Werder), tifozët dhe lojtarët kanë shpërthyer në festë, pasi matematikisht siguruan trofeun e Bundesligës. Siç shihet, mesfushori Granit Xhaka nuk përmbahet në dhomat e zhveshjes.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso “kurorëzon” në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin futbollistik, duke thyer kështu hegjemoninë e Bayern.  Të bindur se sot do ishte dita e festës, tifozët kishin mbushur rrugët, duke krijuar kështu një atmosferë të zjarrtë.

“Aspirinat” triumfuan 5-0 ndaj Werder Bremen në BayArena, nën prezencën e mbi 30 mijë mbështetësve. Boniface vendosi pjesën e parë, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, nuk mund të mungonte Granit Xhaka, një “perlë” e mesfushorit me origjinë shqiptare.  Më pas, Wirtz thelloi shifrat (Tripletë).

Kështu, Leverkusen, siguron titullin disa javë përpara fundit të kampionatit, duke bërë që ndeshjet e radhës t’i luajë vetëm për formalitet. Në 29 takime, Xhaka me shokë nuk kanë provuar asnjëherë shijen e humbjes, ndërsa numëron 25 fitore dhe katërt barazime.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …