Spitali i Shkodrës në ditën e tij më të zezë!

Anëtarja e këshillit bashkiak të Shkodrës, Eliona Shkreli, ka folur mbi problematikat që po hasin qytetarët në spitalin e qytetit. Shkreli deklaron se në Spitalin e Shkodrës qytetarët po hasin problematika të shumta dhe skaneri nuk po punon qëllimisht që drejtorët të përfitojnë para nga spitalet private të cilat i kryejnë skanerët me pagesë.

“Kjo është një situatë e përsëritur prej vitesh. Dua të them që skaneri që është në spitalin e Shkodrës ka 15 vite që ka ardhur dhe kohët e fundit është nxjerr lajmi se skaneri nuk punon dhe qytetarët detyrohet të drejtohen në Tiranë ose në spitalet private.

Përpara se të bëja një reagim zyrtar kam marrë informacione nga mjekët të cilët shërbejnë në spitalin e Shkodrës sa i përket problematikave në këtë spital. Skaneri prishet shumë shpejt vetëm sepse mes spitalit të Shkodrës dhe spitaleve private është një marrëveshje e fshehtë që skanerët të bëhen atje nëpërmjet pagesës dhe përfitimi personal i rilindasve nuk po pyet më as për shëndetin.

Datat e fundit që të kryhet skaneri është deri në 20 korrik pra njerëzit duhet të presin me muaj për të kryer një skaner”, tha Shkreli në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …