Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar prozestë të madhe para Bashkisë të premten.
‘E premtja është dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar’, u shpreh Beridha.
Berisha: E premtja po afron, e premtja është dita e kryeqytetit, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku, një qenie që nuk meriton kurrë të quhet njeri.
Për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar që u thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë, mbasi ka vjedhur pagesën e 1 milionë fidanëve.
Fjala juaj, vendimi juaj, veprimi juaj mosbindja juaj civile janë kryefjala e ditës, janë shpëtimi i Tiranës, janë shpëtimi i Shqipërisë.