3-vjeçari i zhdukur prej 4 ditësh/ Nëna mes lotësh: Shteti të më gjejë djalin…

Ile Gjuni, nëna e 3-vjeçarit i cili është shpallur i zhdukur prej katër ditësh pasi u mor nga gjyshërit dhe nuk u kthye më, ka folur për mediat.

Ajo ka rrëfyer se, pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortit një vit më parë në një aksident, ajo ka shkuar në shtëpinë e të atit, ndërkohë që ish-vjehrri i ka kërkuar disa herë që 3-vjeçari të jetonte me ta.

Ile Gjuni tha se nuk e ka ndaluar kurrë të birin të takonte gjyshërit.

“E morën dhe nuk e kanë sjellë. Bashkëshorti im ka 1 vit e 2 muaj që ka ndërruar jetë. Ato duan të më marrin djalin. Në fillim nuk ma jepnin kam ikur me zor.

Vjehrri dhe vjehrra vinin dhe e takonin. Ua lija çdo fundjavë disa orë, nga ora 09:00 deri në 15:00.

E morën këtë radhë dhe nuk e sollën më. Kur shkoi ora dhe i mora në telefon, më thanë nuk ta sjellim më. I denoncova në polici.

Ai u bënte presion policisë, kërkonte kushte që ta merrte ai. Vjehrri nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që nuk e di. Gënjen!

Familja e ish-bashkëshortit janë nga Kukësi.

Dua djalin, shteti e policia të ma sjellin. Ka disa ditë që nuk është këtu. Mos e kanë dërguar jashtë shtetit? Unë jetoj te prindërit e mi. I kemi afër me shtëpi gjyshin dhe gjyshen e djalit”, ka rrëfyer ajo.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …