Bojkoti i PS, Salianji: Po mbrojnë një grup kriminal në polici që ndërhyn në sistemin TIMS

Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervis Salianji, në një deklaratë për media foli në lidhje me braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit.

Ai u shpreh se kërkesat e përfaqësuesve të PS kanë qenë të ndryshme nga mbledhja në mbledhje, ku dje në mënyrë absurde sipas tij kërkuat anulimin e votimit të mbledhjes së kaluar sepse “kishin qenë në tualet”.

Salianji shprehet se, është e qartë se çfarë qëllimi ka PS, për të bërë hetimin parlamentar, për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal, që është vendosur qëllimisht në policinë e shtetit, për të ndërhyrë në sistemin TIMS.

Reagimi Salianjit

E pangjarë që një shumicë parlamentare të bojkotojë parlamentin dhe komisionin, e pandodhur që deputetë të zgjedhur nga qytetarët, që janë betuar mbi Kushtetutë, të behen haptazi mbrojtës të krimit dhe të paligjshmërisë!

Dje nën dritën e kamerave të Komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS, nënkryetari kërkoi pushim 5 min, duke fshehur synimin mjeran, që ishte largimi e braktisja e ballafaqimit, tipike si e keqbërësve që kanë ndërhyrë në TIMS.

Iken duke shkelur ligjin dhe pa i dhënë asnje shpjegim as votuesve të vet as publikut për të habitshmin veprim. Dolen zbuluar si një shumicë parlamentare që bojkoton komisionin hetimor vetëm sepse nuk do të lejojë pyetjet e ekspertëve dhe deputetëve drejtuar institucioneve!

Një shumicë e kapur ngushtë e në zullum, që ben gjithçka për te penguar transparencen. Çfarë halli mund të kenë deputetë të Republikës që flakin dinjitet e ligj vetëm e vetem se duan të ndalojnë hetimin parlamentar për një dukuri që ka shqetësuar qytetarët dhe partnerët e Shqipërisë, e ka cenuar sigurinë kombetare.

Çdo mbrojtje e krimit është mjerane, ashtu si argumentat e socialistëve dje, që pretendonin se kishin qënë ne tualet, se nuk e kishin mendjen se ishin me temperaturë, se nuk kishin degjuar mesuesin, e shume justifikime feminore, por harronin që ai komision me vendim të ndërmjetëm e ka marrë vendimin për të dërguar kërkesat për informacion!

Kushdo ka kërkesa të tjera për informacion, të çdo lloji, ne do i votojmë pa asnjë vërejtje por të pretendosh për të bllokuar kërkesat e ekspertëve dhe kolegëve është marrëzi kriminale! Nëse ne PS apo në rrjetet personale mund të thuash çdo idiotësi, puna e komisionit hetimor i nënshtrohet vetëm ligjit!

Opozita kundër pr/ligjit për planifikimin e territorit, Bardhi: Pabarazi mes një qytetari dhe një investitori strategjik

Komisioni Hetimor nuk mund të kthejë armiqtë në patriotë, as kriminelët në model, as paligjshmërinë në normë, as idiotësinë në piedestal, as të bëjë lavde dhe adhurim për “shqiptarin” Hajredin Pasha, sepse për ne: “Ignorantia non est argumentum”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …