Këshilli i Europës rrëzon kushtet e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës i ka hedhur poshtë të gjitha amendamentet që u propozuan nga delegacioni serb që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili po qëndron atje së bashku me një pjesë tjetër të delegacionit nga Kosova.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces
Lexo po ashtu
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces
“Po janë rrëzuar amendamentet e propozuara nga Serbia nga Komiteti për Politike në KiE”, tha shkurt Gashi.

Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës të martën, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

About Krye Redaktor

Check Also

Të shtëna me armë në një shkollë në Suedi, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një ngjarje e rëndë tronditi Suedinë pasditen e kësaj të marte, 4 shkurt 2025. 10 …