Thyerja e pllakatës në sheshin “Demokracia”, Berisha: Një akt vandal i porositur!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reraguar pas thyerjes së pllakatës së sheshit “Demokracia” në Qytetin Studenti. Berisha ka postuar një video ku tregohet se si është copëtuar pllakata dhe thotë se ky është një akt vandal.

Reagimi

Një akt vandal!

Aktivisti Aurel Kujtimi denoncon aktin vandal të heqjes dhe copëtimit të pllakatës së Sheshit historik “Demokracia” në Qytetin Studenti nga persona të porositur, por natyrisht të paidentifikuar ende.

Ky është një nga skandalet ku përgjegjës janë Policia e Shtetit dhe institucioni i Rezidencës Studentore për lejimin e akteve të tilla.

Sheshi “Demokracia” është një nga simbolet e demokracisë ku Azem Hajdari dhe studentët e Dhjetorit të 90 nisën revoltën e tyre kundër Regjimit monist, një vend që e përmbysi atë!

Dënoj me forcën më të madhe këtë shpërthim urrejtje ndaj studentëve liberator që sollën pluralizmin në Shqipëri. #sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Pa njohur letërsinë e qëndresës në kampet e përqendrimit, nuk kemi për ta njohur kurrë vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në promovimin e librit ‘Kampeve …