Socialistët braktisën dje komisionin hetimor për të dhënat e TIMS, duke u bërë pengesë për mbarëvajtjen e punimeve të këtij komisioni.
Nënkryetari socialist i komisionit hetimor për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS, Toni Gogu kërkoi pesë minuta pushim në seancën e pasdites. Por më pas deputetët e mazhorancës nuk u kthyen më në mbledhje.
Gogu ka reaguar sot me anë të një deklarate për mediat sa i përket arsyeve të braktisjes së komisionit.
Gogu është shprehur se, neve na dhemb shkelja e ligjit. Barku iu dhemb të helmuarve nga paligjshmëria.
“Dje u larguam me dhimbje nga Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS.
Në mbledhjen e djeshme ishim të shtrënguar që nga anëtarë të një Komisioni Hetimor, të bëheshim dëshmitarë sesi Ligji u shkel sistematikisht me injorancë si një gjë e pavlerë”, shkruan ndër të tjera Gogu në reagimin e tij.