Zjarri në QSUT/ Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT-së.

Ekspertiza do të kryhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit. Po ashtu mësohet se janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më parë Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT, kjo pas hetimeve të nisura pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së saporikonstruktuar më 11 shkurt të këtij viti.

About Redaksia

Check Also

Kalaja paralajmëron kallëzim tjetër në SPAK ndaj Erion Veliajt dhe Arli Naskës

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për …