Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe prindërve të Kryeqytetit ti bashkohen protestës së ditës së premte në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.
Në postimin e tij, Teliti shkruan se shpikja më e fundit e rilindjes, kalimi nga zarfet e korrupsionit prej 5-10-20% në gllabërimin total të 100% të fondeve me skema të denja të serialeve mafioze, por të luajtur nga “aktorë” mediokër, do ketë vetëm një fund…ndëshkimin ligjor dhe popullor.
Reagimi i Telitit
30 milionë euro-t e gllabëruara nga 5D nuk janë karamele, por sa 8 vite ushqim falas për fëmijët tanë në cerdhe e kopështe.
Shpikja më e fundit e rilindjes, kalimi nga zarfet e korrupsionit prej 5-10-20% në gllabërimin total të 100% të fondeve me skema të denja të serialeve mafioze, por të luajtur nga “aktorë” mediokër, do ketë vetëm një fund…ndëshkimin ligjor dhe popullor të cdo personi të përfshirë, që nga specialisti më i ulët që vraponte për të kopsitur letrat e tenderave e deri te drejtorët e rëndësishëm dhe Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit.
Çdokujt 30 milionë euro mund ti duken karamele, por vetëm karamele nuk janë.
Çdo mund të bënte Bashkia Tiranë me 30 milionë euro? Cdo mund të ofronte me aq para?
Me kaq fonde (30mln euro) do mund të siguronim subvencionim të plotë, në masën 100%, për 8 vjet, nga buxheti i bashkisë për tarifën e ushqimit të fëmijëve tanë në cerdhet dhe kopështet e Kryeqytetit, duke i ulur kështu familjeve të reja një kosto të rëndësishme të jetesës së shtrenjtuar së tepërmi këto vite.
Kaq pra kushton afera 5D, kaq e madhe është kjo aferë, plot 8 vite ushqim falas për mijëra e mijëra vogëlushve tanë.
Ndaj qytetarë e prindër të Tiranës thuajini JO vjedhjes, ngrihuni e protestoni të premten ora 11.00, të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e shefit politik të 5D, dorëheqjen e Erion Veliaj.