Berisha: Një përgjigje e merituar ndaj postimit të Edi Ramës, por që e fshiu menjëherë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pasikryeministri Rama fshiu në faqen e tij mesazhin e një qytetari  i cili i kërkoi që të publikojë të dhënat e Censuti në Shqipëri. Qytrtari shkruante se, më shumë se sa turistë, duam të dimë se sa shqiptarë kanë ngelur në Shqipëri., por Rama e fshiu menjëherë postimin e tij.

Berisha shkruan: “Një përgjigje e merituar ndaj postimit të Edi Ramës, por që e fshiu menjëherë”.

Një tentativë e para disa orëve nga Rama për t’i hedhur publikut, tymin e radhës me shifra, thoshte: “Lart e më lart… Shqipëria ngjitet ende më lart me rritjen e saj mbresëlënëse të numrit të vizitorëve nga ajri, në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për muajin shkurt në aeroportet e Europës”.

Nuk ka vonuar reagimi i një qytetari të quajtur Florian Metani, që duke besuar së paku në transparencë, i ka lënë Ramës këtë mesazh:

 “Z. Kryeministër, nuk jeni zgjedhur për ta bërë Shqipërinë, kënd lojërash ku zbaviten turistët, “low coast” me konserva me vete! Jeni zgjedhur për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. 

Keni mundësi ju lutem, të publikoni të dhënat e Censuti në Shqipëri? Më shumë se sa turistë, duam të dimë se sa shqiptarë kanë ngelur në Shqipëri”, shkroi Metani.

Pas këtij qëndrimi të mprehtë, që duket se preku nervin e Kryeministrit, mesazhi i qytetarit në profilin e Ramës u zhduk menjëherë nga sytë e publikut, por pa mundur të humbiste për fare.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …