Një pyetje Ambasadës amerikane për Erion Velinë

Elona CASLLI

Gjuha e përdorur nga Presidenti i dikurshëm Ilir Meta nuk dëshmon gjë tjetër veçse vazhdimësinë e veprimeve të Metës teksa hipën mbi shtylla dhe reciton poezi.

Për të rrëzuar kështjellën e rërës së SPAK-ut, dhe për t’i dhënë një përgjigje Ambasadës Amerikane në Tiranë, mjafton vetëm nje pyetje; Si ka mundësi që Erion Veliaj jep leksione të hapura dhe mban fjalime në oborret e ambasadave, ndërkohë që firma e tij është mbi inceneratorin inekzistent dhe kur pesë drejtorë të tij janë në burg?!

Asgjë kundër që hetimet e SPAK-ut të shtrihen deri te presidenti i dikurshëm Meta. Drejtesia të bëjë Drejtësi madje edhe me sekuestrim pasurie, por ndërkohë kushdo ushtron një lloj skepticizmi teksa përballet me faktin se 80.000 euro paguhen çdo ditë nga taksat e shqiptarëve për inceneratorin imagjinar dhe firmëtari i tyre Veliaj mban leksione për ” Lidership- in” në oborret e faktorit ndërkombëtar.

Skepticizmi bëhet akoma më i dukshëm,kur Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha mbahet në arrest shtëpie pa asnjë akuzë konkrete. Hetimet vazhdojnë sikunder vazhdojnë edhe fjalimet e firmëtarit të inceneratorit përballe faktorit ndërkombëtar.

Skepticizmi kulmon madje, kur mendon se Arben Ahmetaj u lejua të arratisej dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste me fermë kanabisi, u lirua pasi arrestimi i tij u konsiderua i paligjshëm.

Dilema që lind natyrshëm ështe; Kemi të bëjmë me Drejtesi te Reformuar, apo me Drejtësi politike?!

Post Scriptum- Drejtësia me dy standarde nuk ështe Drejtësi e Reformuar, por është Padrejtësi e Reformuar.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …