Noka: Këtu nuk ka qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh, drejtësia nuk heton!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli nga foltorja e Kuvendit për shqetësimet e opinionit publik. Noka theksoi se qytetarët janë të shqetësuar sepse nuk ka një qeveri, por një organizatë kriminale.

“Meqë këtu po flitet për shqetësimet e opinionit publik.

Opinioni publik është i shqetësuar se këtu nuk ka qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh.

Opinioni publik është i shqetësuar për inceneratorët, që nuk ekzistojnë dhe 430 milionë euro janë vjedhur dhe drejtësia juaj e re nuk i heton.

Opinioni publik është i shqetësuar se ju shkallmoni Kushtetutën, keni shkelur Gjykatën Kushtetuese dhe keni shkelur drejtësinë në këtë vend dhe thoni se drejtësia jemi ne.

Opinioni publik është i shqetësuar se ju keni skemën 5D në çdo institucion për zhvatjen mafioze të taksave të shqiptarëve.

Shqiptarët janë të shqetësuar sepse jeni unikë në llojin tuaj për babëzinë.

Kërkesa jonë procedurale është që ne duhet t’ju kërrejmë nga këtu me çdo kusht, me çdo formë dhe me çdo mënyrë”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …