Veç bajlozëve të aferës “5D”, një shpurë e madhe zyrtarësh të tjerë të korruptuar

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të dalin në shesh kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Xhaferri tha se, të tjerë zyrtarë të Bashkisë do shkojnë drejt qelisë.

Reagimi

Bashkia e Tiranës është kthyer në një çerdhe hajdutësh me në krye Lali Fikun që sillet si Ali Baba, që kanë zhvatur në mënyrë barbare taksat tona.

Veç Bajlozëve të aferës 5D janë një shpurë e madhe zyrtarësh që kanë poste drejtuese në Bashki që kanë favorizuar familjarët dhe të afërmit për të përfituar miliona euro nga taksapaguesit e Tiranës, ku vetëm një subjekt rezulton se ka fituar 76 tendera nga ky institucion.

Edhe nëser në orën 11:00 qytetarët e këtii vendi do të jenë në shesh kundër Erion Veliajt që në 2015 hyri në atë zyrë si Kryetar Bashke dhe do nxirret nga ajo zyrë si Kryehajduti i Tiranës.

Ai mund të fshihet përkohësisht pas atyre policëve që luftojnë veç tregtarët ambulantë dhe gjobisin qytetarët, por nuk do t’i shpëtojë as llogaridhënies qytetare dhe as ndëshkimit të drejtësisë.

Ai po mban peng një post të fituar nga vota e tjetërsuar në 14 Maj dhe në atë karrike që ka uzurpuar përfaqëson vetëm interesat e bajlozëve të dosjes 5D por jo të qytetarëve të këtij vendi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …