Bashkia e Tiranës nuk mund të vijojë t’i lihet hajnisë!

Ka nisur protesta para Bashkisë së Tiranës si pasojë e skandaleve të rënda që kanë dalë në dritë pas hetimit të SPAK.

Juristi Ylli Manjani ka shprehur idenë se Bashkinë e Tiranës duhet ta marrë në dorëzim Agjencia e Aseteve të Sekuestruara, njësoj siç u bë me inceneratorin.

Reagimi

Me thënë të drejtën, Bashkinë e Tiranës duhet ta marrë në dorëzim Agjencia e Aseteve të Sekuestruara. Njësoj siç u bë me inceneratorin. Nuk mund të vijojë t’i lihet hajnisë.

Të paktën deri sa AliBabVeliaj dhe hajnat e tij të provojnë gjyqësisht se janë të pafajshëm, bashkia duhet të vendoset nën sekuestro.

Në dalshin të pafajshëm ata, dalshim mend’sh gjithë ne të tjerët.

About Redaksia

Check Also

Gallata me policinë/ Tërhiqet nga shpallja në kërkim e Lilos

Policia e Tiranë duket se është tërhequr nga vendimi i shpalljes në kërkim të Armand …