Edhe deputetët e PS kundër Veliajt, Gjylameti: Mbledhjen e radhës ta mbajnë kur të ketë opozita protestë

Me debate dhe ironi u mbyll mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS-in.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se, mbledhjen e radhës duhet ta mbajnë kur të ketë opozita protestë.

Kurse drejtuesi Ervin Salianji tha se opozita po proteston kundër Erion Veliajt, por më të gëzuar janë socialistët.

Gjylameti: Mbledhjen e ardhshme them që të jemi kur të keni ju protestë, që të jemi më efiçentë.

Salianji: E pranoj sugjerimin tuaj. Kushdo që ka mundësi që të bashkohen në protestën para bashkisë në orën 11:00. Do vini në mbledhjen tjetër, por unë e thashë. S’e kam mbyllur, e keni vetë. Protestën e kemi ne, më të gëzuar janë këta të PS-së. Pse ta mbyllim?! Ja ikën prapë. Këtë dua që t’ju përzë nga PS-ja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …