Berisha: Erion hajduti, dil nga bashkia! Mos mbill sherr, jep dorëheqjen!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që të mos mbjellë sherre dhe të japë dorëheqjen e të dalë nga bashkia.

Duke u ndalur te protesta e sotme e shoqërisë civile dhe Partisë Demokratike, Berisha theksoi se ‘Bashkinë e Tiranës, zemrës dhe trurit të kombit, Erion Veliaj e ka shndërruar në ndërmarrje private të veten dhe të drejtorëve të tij’.

“Nuk ka betejë më jetike, nuk ka mision më të shenjtë sot për Shqipërinë dhe kombin sesa përballja dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër.

Bashkinë e Tiranës, zemrës dhe trurit të kombit, Erion Veliaj e ka shndërruar në ndërmarrje private të veten dhe të drejtorëve të tij.

Ai nuk meriton as 60 sekonda të qëndrojë në atë zyrë.

Ai është armiku i Tiranës, armiku i shqiptarëve, është hajdut i pafytyrë, i pamoral, i pander dhe pa dinjitet.

Qytetarë dhe qytetare, në këmbë të gjithë, në këmbë të gjithë drejt fitores.

T’i bëjmë gjyqin në sheshin Skënderbej hajdutit.

Të tregojë ku janë 130 milionë euro të djegësit që nuk ekziston?

Ku i ka çuar? T’i sjellë me urgjencë.

Të tregojë ku janë paratë e 1 milion fidanëve që thotë se ka mbjellë?

Të tregojë se ku janë paratë e asfaltuara me fondet e bashkisë dhe të tenderuara si asfaltime private?

Ku janë paratë e taksapaguesve të vjedhura 100 përqind për shkatërrimin e 20 pallateve dhe ndërtimin e 20 të tjerave me paratë e tërmetit?

Erion, forcë në botë që të mbron nuk ka.

Erion, hajdut, dil nga bashkia, mos mbill sherr se sherri se do ketë viktimë të parë Erion hajdutin!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mbahet në arrest arbitrarisht! Shqipëria ka nevojë për praninë e liderit të opozitës

Vladimir Dobrolishti, ish i përndjekur mbajti fjalën e tij në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje …