Berisha-qytetarëve: Ju shënuat një prag-fitore të merituar në një betejë të shenjtë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin qytetar, duke komentuar protestën e zhvilluar paraditen e së premtes te Bashkia e Tiranës iu drejtua qytetarëve se, ju shënuat një prag-fitore të merituar në një betejë të shenjtë.

Berisha tha se beteja kundër korrupsionit është betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë dhe misionare, luftëtarë të vërtetë të lirisë.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju dhe të gjithë atyre që shënuan sot tek Bashkia e Tiranës, prag-fitoren e merituar të opozitës, prag-fitoren e pashmangshme në betejën e shenjtë kundër armikut më të egër të shqiptarëve, korrupsionit të Erion Veliajt, Edi Ramës, Dumanëve dhe klikës së tyre.

Miqtë e mi, beteja kundër korrupsionit është betejë për jetën ose vdekjen e kombit shqiptar.

Është betejë për të ardhmen e shqiptarëve.

Është betejë për qenien e tyre.

Është betejë për Shqipërinë.

Korrupsioni është shndërruar në fuqinë toksike më të egër, më të rrezikshme që shqiptarët janë përballur në historinë.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, i mbështetur nga Dumanër dhe Zamanër, kjo organizatë kriminale, po tjetërson shqiptarët, po shpërfytyron shqiptarët.

Po shpërfytyron Shqipërinë.

Sot ju ishit prag-fitorja. Të sigurt të jeni se fitorja është e juaja.

Se fitorja juaj është fitorja e Shqipërisë.

Është fitorja e kombit shqiptar.

Është fitorja e Europës, e botës së qytetëruar.

Ndaj dhe në sulm, në sulm dhe vetëm në sulm.

Luftë frontale kundër korrupsionit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Turizmi është kthyer në mallkim për qytetarët! Rama shpenzon 400 milionë euro në vit për strategjikët e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer turizmin në …