Doktori i Shkencave: Erion Veliaj ka vjedhur paratë publike, nuk mund të jetë më kryebashkiak!

Doktori i Shkencave Politike, njëkohësisht drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Arsimin e Lartë në Shqipëri, Edmond Çata tha gjatë fjalës së tij në protestë se, Erion Veliaj ka vjedhur paratë publike, prandaj ai nuk mund të jetë më kryebashkiak.

“Para nja jave ju thashë që Erion Veliaj nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen! Dhe këtë Veliaj po e provon ditë për ditë.

Por Erion Veliaj nuk mund të jetë më në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës sepse ka abuzuar me pushtetin, sepse e kemi parë me vendimet që ka marrë duke anashkaluar Këshillin Bashkiak.

Veliaj ka vjedhur paratë publike! I kemi parë edhe aferat e inceneratorëve, të kompanisë së famshme 5D!

Veliaj nuk mund të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës se është demagogu dhe gënjeshtari më i madh”, tha Çata.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …