Malkaj: Kryetari i bashkisë hajdut në një institucion kriminal, vjedh ç’i del para!

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, ka qenë një ndër të parët që ka hapur sot protestën para Bashkisë së Tiranës, protestë kundër korrupsionit galopant në këtë bashki dhe në të cilën tashmë pesë drejtorë janë arrestuar për grabitjen e fondeve publike nëpërmjet skemave mafioze.

“Ndodhemi tek një institucion, i cili nuk nuk është se ka vjedhur, por është kriminal i gjithë. Është kriminal se vjedh çdo gjë që i del përpara. Vjedh edhe popullin, edhe frymën e popullit dhe të gjitha.

Drejtuesi i institucionit i jep fytyrën e vet institucionit. Hajdut, kryetari i bashkisë, më poshtë drejtorët të gjithë hajdutë, kriminelë; administrata po ashtu deri tek pastruesja.

Këtu i ndershmi mund të jetë vetëm pastruesja. Nuk ka njeri të ndershëm aty. Edhe fryma në sallonet e bashkisë është frymë kriminale, e gjitha”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Programi ekonomik i PD të diskutohet në Grupin Parlamentar, në Kryesinë e Sekretariatet dhe të miratohet në Këshillin Kombëtar

!Bujar LESKAJ Të gjithë departamentet e Partisë Demokratike të drejtuar nga Prof. Dr. Sali Berisha, …