Edhe trotuarët e Teatrit janë rrethuar, sepse policia dhe Balla janë paguar nga Fusha dhe oligarkët!

Avokatja Adriana Kalaja tha para forcave të shumta të Policisë së Shtetit, që kanë rrethuar bashkinë e Tiranës për të ndaluar protestuesit se, edhe trotuarët e Teatrit janë rrethuar, se policia dhe Balla janë paguar nga Fusha dhe oligarkët!

“I bëj thirrje, Altin Dumanit përsëri! Ti që guxove, bashkë me atë ish-sigurimsin Arben Kraja edhe mikeshën e Taulant Ballës, Enkelejda Millonain, të arrestoni liderin e opozitës, pa prova, pa akuzë, nuk guxon të afrohesh tek bashkia Tiranë për të marrë në pyetje, qoftë edhe si dëshmitar në një ngjarje penale. Nuk guxon të kalosh te Teatri se e shikon si janë rrethuar edhe trotuarët.

Juve, Policisë së Shtetit, nuk iu bën përshtypje që aty janë mbyllur edhe trotuarët?! Pse?! Pse janë mbyllur trotuarët?!

A mund t’i linte Policisa Bashkiake apo Policia e Shtetit dhe banditit Taulant Balla, të rrethohej trotuari nëse nuk ishin interesat e tyre?!

Po, janë interesat e tyre se i ka paguar Shkëlqim Fusha dhe oligarkët e tjerë, që aty të ndërtohen gjashtë kulla dhe ato kulla që do të ndërtohen do të dëmtojnë edhe jetën e fëmijëve tuaj, jo vetëm jetën e fëmijëve tanë. Ato paratë që vjedh kryetari i bashkisë, nuk janë vetëm paratë tona. Janë paratë tuaja, e çdo qytetari që paguan taksë në këtë vend”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …