Teliti thirrje policisë: Na lejoni të futemi në bashki, jemi këshilltarë të zgjedhur nga qytetarët!

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti në protestën para bashkisë së kryeqytetit i bëri thirrje policisë, na lejoni të futemi në bashki, jemi këshilltarë të zgjedhur nga qytetarët!

“Ne këshilltarët e zgjedhur të opozitës, prej javësh kemi prezantuar kërkesa nga më të ndryshme për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak.

Prej sot jemi përballur me heshtje nga Erion Veliaj dhe me refuzimin e tij, ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit të na lejojë ne, këshilltarët e zgjedhur të Këshillit Bashkiak, që është e drejta jonë kushtetuese, të futemi në godinën e bashkisë, në ditë pune dhe në orar pune, të na hapin rrugën për t’u futur.

Nuk po bëj fjalë për qytetarët. Vetëm ne këshilltarët bashkiakë. I lutem drejtuesit të Policisë të zbatojë ligjin dhe të hapë kordonin e Policisë për të zgjedhurit vendorë. Të hapin rrugën! I bëj thirrje sërish Drejtorit të Policisë që të hapë kordonin për të zgjedhur vendorë. Jemi të zgjedhurit e qytetarëve, përfaqësojmë interesat e qytetarëve”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …