Kalaja: Altin Dumani i SPAK që i mbyll dosjet është më i rrezikshëm se Veliaj!

Avokatja Adriana Kalaja në protestën para bashkisë së Tiranës tha se, Altin Dumani i SPAK që i mbyll dosjet është më i rrezikshëm se Erion Veliaj!

“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin!

Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Masakra me votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara nga 2896 zarfe në total

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu përmes një postimi në “Facebook” ka denoncuar një tjetër …