Këlliçi: Erion Veliaj më 25 prill shkon në Holandë te kompania mëmë e inceneratorit fantazmë!

Belind Këlliçi, koordinatori politik i PD në Tiranë, në fjalën e tij në protestën para bashkisë së kryeqytetit i bëri thirrje SPAK-ut se më 25 prill Veliajn e ka në Holandë te kompania mëmë e inceneratorit fantazmë!

“Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj!

Njeriu, që nga ky shehs sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill.

në Holandë së bashku me prestanomët e tij dhe hajdutët e tij që ka vendosur për të vjedhur taksat nga inceneratori!

Ku keni parë një institucion tjetër ën botë, ku titullarët, nëpunësit publikë, janë të gjithë nga i pari te i fundit, biznesmenë?!

Ku keni parë një nëpunës publik që paguhet me 700 euro në muaj, të ketë kompani që vlejnë dhjetëra milionë euro?!

Me kë tallen këta? Kë përqeshin këta?!

Në këtë institucion, prapa këtyre mureve, fshihet një frikacak që ka frikë nga ju, nga qytetarët, po mbi të gjitha ka frikë nga drejtësia se ka kryer shumë krime.

Unë i jap fjalën të gjtihë këtij institucioni, që për të gjithë ata nëpunës të ndershëm që edhe para çastesh vijonin të na çonin denoncime, informacione, për korrupsionin që ndodh brenda, ne do t’i garantojmë anonimatin e plotë dhe sigurisht që do t’i respektojmë, por i garantojmë që të gjithë se banditët që strehohen në zyrat e bashkisë Tiranë me në krye pronarin faktik të inceneratorit Tiranë dhe të bandës 5D, Erion Veliaj, do të japin llogari dhe do të mbajnë përgjegjësi një më një para qytetarëve. Ka ardhur momenti që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre!”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …