Foto/ Bashkia e Tiranës në flakë, revoltë e protestuesve ndaj Veliajt

Është tensionuar protesta para bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion veliaj pas aferës “5D”.

Edhe këtë herë, qytetarët fillimisht goditën institucionin me mollë. Më pas situata u tensionua ku protestuesit kanë hedhur koktejl molotov para derës së Bashkisë së Tiranës.

Nga plasjet, ka marrë flakë dera e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që policët e Veliajt të shumtë në numër me fikse zjarri kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Gjithashtu portestuesit kanë hedhur bojë të zezë në drejtimin të godinës që administrohet nga Veliaj kurse “patronazhistët” sipër institucionit kanë fotografuar qytetarët për t’i arrestuar dhe t’i mbyllur gojën.

Reagimi i tyre vjen në shenjë proteste për skandalin e padëgjuar kurrë më parë në vjedhjen e milionave eurove nga firmat e krijuar nga drejtorët e bashkisë.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

About Redaksia

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …