Tedi Blushi: Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët e tij dhe të Edi Ramës!

Sekretar i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi në protestën para Bashkisë së Tiranës tha se, jemi sot këtu kundër vjedhjes së taksave, kundër mafies së inceneratorëve dhe bandave.

“Koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit.

Jemi për të denoncuar vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin fantazëm, policia është këtu për të arrestuar popullin që proteston.

Jemi këtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës.

Jemi për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të banorëve të kryeqytetit, të atyre që janë në qiell të hapur sepse Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët e tij dhe të Edi Ramës.

Kam sot dhe një mesazh për kolegët e mi të opozitës, që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës.

Sot është detyra jonë t’i primë popullit, për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne jemi sot këtu jo për t’u fshehur po sepse kemi mbështetjen tuaj”, tha Blushi.

About Redaksia

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …