Boçi: Revolta dhe protesta, rruga e vetme për ta shembur këtë regjim!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, u shpreh se talenti i përbashkët që ka Edi Rama, Erion Veliaj, Majlinda Bufi e shumë të tjerë, është se si të vjedhin, se si të grabisin.

Gjatë takimit me demokratët në Roskovec, Boçi theksoi se nuk i përket politikanit që tregon me fjalë se si fitohen betejat, pasi demokratët e dinë shumë mirë se si arrihet fitorja në betejat politike.

“Sot ne kemi ardhur në shtëpinë tonë të madhe politike për të ndarë ato idealet e pandryshuara, ato të vërtetat tona të mëdha dhe të vogla, për ti bërë ato bazë të angazhimit tonë, të shpresës sonë, për ti dhënë kuptim luftës sonë, për fitoren e Partisë Demokratike, për ti dhënë liri liderit tonë, Sali Berisha, për ti kthyer lirinë shqiptarëve, sepse edhe ajo liri është e grabitur”, tha Boçi.

Ai tha se ne kemi dëshira dhe projekte të mëdha për Shqipërinë sepse ne besojmë për një vend më të begatë, edhe pse Edi Rama e ka vërvitur në greminë këtë vend.

“Rama ka mbjellë dramë, ka mbjellë varfëri, ndaj dhe shqiptarët nuk kanë as mirëqënie as paqe, madje kërkon t’i gjunjëzojë duke i vendosur prangat e varfërisë”, tha Boçi.

Sipas tij, Rama ka mbjellë vdekjen, duke dështuar shëndetësinë dhe pasigurinë ushqimore.

“Rama ka ndërtuar perandorinë e së keqes, ndaj dhe hedh vallen e vdekjes mbi jetën e shqiptarëve. Kjo valle makabre ndalet vetëm me një formë: revoltë dhe protestë.

Rama ka kapur drejtësinë e re, ndaj dhe burgosin liderin e opozitës, sepse kanë frikë”, tha Boçi.

Sipas tij, vetëm të organizuar bashkë, vetëm me aksion politik ne do të mundemi të shembim këtë regjim të Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …