Nëse do të kishte drejtësi Veliaj do të ishte në burg! Do t’i rrethojmë në selitë e krimit!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, duke folur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se protesta para Bashkisë së Tiranës është një protest për drejtësi.

“Qytetarët protestuan para institucionit ky është kryer krimi i vjedhjes dhe nëse do të kishim drejtësi Erion Veliaj do të ishte në burg”, tha Hoxha.

Ai tha se e premtja tjetër do të jetë e premtja e zezë për korrupsionin. Hoxha tha se këta të korruptuar po i thonë shqiptarëve ikni thyeni qafën, por të jeni të bindur se do t’ia thyejmë ne qafën atyre.

“Ne demokratët e duam më shumë drejtësi se çdokush tjetër, pasi ne po i tregojmë këtyre prokurorëve politikë, këtyre që duan të vrasin drejtësinë, ja ku i keni të korruptuarit. Nëse ju bëni një mur pa leje shkoni në burg, ndërsa miku i Erion Veliajt bën një pallat të tërë dhe nuk përballet me drejtësinë”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se nuk do të dorëzohemi përballë askujt, as përballë dhunës së policisë, ndaj po i them: mos irritoni popullin se do ju rrethojmë në të gjitha selitë e krimit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …