Vokshi: Kjo është dhuna për të cilën ndërkombëtarët nuk folën!

Nga Albana VOKSHI

Pas protestës së djeshme, e treta në radhë para bashkisë, organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, policia ka shoqëruar në shkelje të ligjit disa të rinj. Shumë janë në kërkim apo procedim në gjendje të lirë.

Një prej të arrestuarve është edhe Franc Kaloshi, anëtar i Kryesisë së PD Dega 11 Tiranë.

E kanë arrestuar në shkelje të ligjit, në 6 të mëngjesit, me 3 furgona e 30 policë duke ushtruar kontrolle e terror.

Image

Vetëm pse mori pjesë në një protestë kundër bandës hajdute të Erion Veliajt.

E kanë arrestuar natën edhe pse ligji e ndalon midis orës  20:00-7:00.

Edhe pse Franci ishte në shtëpinë e prindërve e nuk po shkonte askund. Edhe pse në protestë nuk ushtroi dhunë e nuk shkeli asnjë ligj, përkundrazi, protestoi në mënyrë demokratike për të drejtat e tij e të qytetarëve të tjerë të Tiranës.

Epo, asnjë ndërkombëtar nuk foli për personat e infiltruar, pa uniforma, pa numra apo emra identifikues, që tërhoqën dhunshëm zvarrë protestuesit.

Askush nuk foli për dhunën e policisë që në mes të natës e mes terrorrit arrestuan vetëm pse ke protestuar ndaj shkeljes së të drejtave, korrupsionit, skandaleve e vjedhjes.

Aakush nuk foli për të dënuarit me vrasje në Itali të rekrutuar e infiltruar ne turmë nga Erjon Veliaj për të terrorizuar protestuesit.

Askush nuk foli për mungesën e demokracisë në Shqipëri…

Dhuna e ushtruar e policisë me urdhër të Taulant Ballës dëshmon grahmat e fundit të një pushteti të kalbur nga krimi e korrupsioni, që as heshtja e ndërkombëtarëve nuk i bën dot derman.

O sot o kurrë!!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …